
Një 52-vjeçar ka humbur jetën në Fier, në një aksident rrugor. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës në rrugën Fier-Roskovec.
Sipas policisë, rreth orës 02:30 të mëngjesit të kësaj të marte, në vendin e quajtur Kthesa e Verbasit, Elton Çobaj, 26 vjeç, banues në Patos, duke drejtuar mjetin tip “Benz” në gjendje të dehur, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal.
Për pasojë ka gjetur vdekjen pasagjeri Agron Shehaj, 52 vjeç, banues në Patos.
Nga përplasja kanë mbetur të plagosur edhe drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri tjetër, Marsel Shamataj, 25 vjeç, banues në Patos.



