
Një person është vënë në prangat e policisë së Maliqit, i akuzuar për ngacmim seksual ndaj një vajze të mitur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin A. S., 59 vjeç, banues në fshatin Pojan, Maliq, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 13-vjeçare, në fshatin Pojan.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.



