
Policia e Fierit thotë se ka vënë në pranga një person të dyshuar për tentativën e rrëmbimit dhe plagosjen e një personi në Patos, ngjarje e ndodhur në gusht të vitit 2020.
Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datën 17 gusht 2020, në afërsi të stadiumit, në Patos, ku 5 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë tentuar të rrëmbejnë shtetasin K. S., dhe më pas e kanë plagosur atë me armë zjarri, si rezultat i veprimeve intensive hetimore, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier u bë kapja dhe ndalimi i një prej shtetasve të dyshuar si bashkëautor i kësaj ngjarjeje.
Është vënë në pranga shtetasi i shpallur në kërkim Xh. S., 26 vjeç, banues në Patos, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin e datës 16.09.2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim.



