Reshjet e shiut krijojnë probleme në aksin Skuraj-Burrel (VIDEO)

Reshjet e shiut krijojnë probleme në aksin Skuraj-Burrel (VIDEO)

Reshjet e shiut kanë krijuar probleme në aksin rrugor Skuraj-Burrel. 

Gjatë orëve të para të ditës së diele, në të gjithë segmentin e Shkopetit janë regjistruar rënie gurësh dhe balte, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve.

Po ashtu, në shumë zona është konstatuar prani e dendur e mjegullës, e cila kufizon ndjeshëm fushëpamjen për drejtuesit e mjeteve.

Ky aks rrugor, që lidh Qarkun e Dibrës me veriperëndimin e vendit dhe shërben si një rrugë e rëndësishme tranziti, është kthyer në një rrezik serioz për të gjithë përdoruesit e rrugës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy