Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar sot në aksin Levan-Tepelenë, teksa një makinë është përplasur me një motor.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motorit ka ndërruar jetë. Në vendngjarje ka shkuar me urgjencë policia dhe ambulanca. Hetuesit ndërkohë kanë nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë
Sot rreth orës 15:00, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Kafaraj, shtetasi Sh. Dh., 36 vjeç, banues në Sarandë, duke drejtuar mjetin tip "Golf" është përplasur me motorcikletën që drejtohej nga shtetasi A.H., 55 vjeç, banues në Frakull.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motorcikletës shtetasi A.H. Eshtë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier drejtuesi i mjetit shtetasi Sh.Dh dhe po kryhen veprimet proceduriale.



