Aksident në Ballsh, automjeti del nga rruga dhe përfundon në përrua

Aksident në Ballsh, automjeti del nga rruga dhe përfundon në përrua

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në lagjen "5 Shkurti" të qytetit të Ballshit, ku rreth orës 12:20, një automjet ka dalë nga rruga dhe si pasojë ka përfunduar në përroin e Ballshit Fshat.

Në vendngjarje ka mbërritur Policia dhe urgjenca mjekësore, ndërsa fatmirësisht nuk ka viktima. Mësohet se personat që udhëtonin në këtë automjet janë jashtë rrezikut për jetën.

Paraprakisht mësohet se shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë shpejtësia e lartë dhe lagështira në rrugë.

Policia dhe grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të plota të ngjarjes dhe dokumentimin e rastit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy