Riatdhesohen 49 shqiptarë nga Franca dhe Luksemburgu

Riatdhesohen 49 shqiptarë nga Franca dhe Luksemburgu

49 Shqiptarë mes tyre familje me fëmijë janë riatdhesuar në vendin e tyre. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, 44 prej tyre ndodheshin në Francë, ndërsa pesë të tjerët në Luskemburg. Shqiptarëve të riatdhesuar u është refuzuar kërkesa për azil dhe kanë shkelur rregullat e qëndrimit në hapësirën SCHENGEN. Për këtë arsye forcat e policisë Francë në bashkëpunim me ato të Belgjikës, Holandës dhe të Shqipërisë kanë marrë masat për riatdhesimin e shqiptarëve.

Njoftimi i policisë Rinas

Operacioni i radhës i riatdhesimit Francë + FRONTEX, me eskortë shqiptare. Riatdhesohen 49 shtetas, mes tyre familje me fëmijë, të cilëve u është refuzuar azili. Vijojnë çdo javë operacionet për riatdhesimin e shtetasve shqiptarë të cilëve u është refuzuar kërkesa për azil apo që kanë shkelur rregullat e qëndrimit në hapësirën SCHENGEN. Nëpërmjet një fluturimi me charter nga Metz, Nancy, kanë mbërritur në Rinas 49 shtetas shqiptarë, mes tyre familje me fëmijë, nga të cilët 5 janë kthyer nga Luksemburgu dhe 44 nga Franca.

Veç bashkëkoordinimit Francë – Belgjikë dhe Francë – Holandë, kësaj radhë kanë marrë pjesë Luksemburgu dhe eskorta e Policisë Kufitare shqiptare. Policia Kufitare në Rinas mori masa për sigurimin e tyre në ambientet e përcaktuara për këtë qëllim, deri në përfundim të procedurave nga specialistët e Policisë Kufitare.

Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit apelojnë edhe njëherë për të gjithë ata shtetas që synojnë të udhëtojnë në hapësirën SCHENGEN, me qëllim kërkimin e azilit, të mos bëjnë përpjekje të kota, pasi shanset për të fituar azil janë zero.

Ndërkohë, Policia Kufitare ka shtuar masat gjatë intervistimit, për arsyet e lëvizjes në hapësirën SCHENGEN, si dhe masat në kufirin e gjelbër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy