Asgjësohen rreth 25 mijë bimë kanabis në Velipojë, në kërkim 3 vëllezër

Asgjësohen rreth 25 mijë bimë kanabis në Velipojë, në kërkim 3 vëllezër

Një operacion kundër lëndëve narkotike në fshatin Rrjoll, në vendin e quajtur “Maja e Zezë”, ka rezultuar në asgjësimin e 24 759 mijë rrënjëve kanabis në Velippojë.

Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve profesionale policore u identifikuan dhe u shpallën në kërkim autorët e dyshuar të rastit, shtetasit Marjan Ndrejaj 30 vjeç, Pierin Ndrejaj 36 vjeç, dhe Luviq  Ndrejaj 32 vjeç, të tre banues në fshatin Rrjoll.

Drupal Ad

 

 

 

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit T. Sh., 61 vjeç, dhe P. M., 61 vjeç, të dy banues në Velipojë, punonjës të OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi dyshohet se nuk kanë konstatuar lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike që ishte krijuar për këtë veprimtari kriminale. 

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy