Plagoset me thikë 19-vjeçari në Kukës, shpallet në kërkim 21-vjeçari

Plagoset me thikë 19-vjeçari në Kukës, shpallet në kërkim 21-vjeçari

Një i ri në Kukës është plagosur me thikë mbrëmë pas një sherri për motive të dobëta. Policia njofton se A. D., 19 vjeç, është në gjendje të rëndë shëndetësore. Autori është shpallur në kërkim nga policia.

Njoftimi i policisë/ Kukës

Goditi me mjet prerës një shtetas, për motive të dobëta, shpallet në kërkim autori.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës shpallën në kërkim shtetasin F. C., 21 vjeç, banues në Kukës dhe po punohet për kapjen e tij.

Ky shtetas, gjatë mbrëmjes së djeshme, në qytetin e Kukësit, për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës, shtetasin A. D., 19 vjeç, banues në Kukës, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy