
Dy persona janë kapur në flagrancë në Kukës me lëndë narkotike dhe me armë të ftohta në automjet.
Nga kontrollet e vazhdueshme që ushtrohen për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” kanë goditur një rast në fushën e narkotikëve dhe një rast në fushën e armëmbajtjes pa leje.
Shërbimet e policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin A. C., dhe pasagjer shtetasin A. D.

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit A. D., iu gjetën sasi lëndë e dyshuar narkotike kanabis sativa e ndarë në doza, me qëllim shitjen, ndërsa shtetasit A. C., iu gjetën dy doreza metalike.
Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestuan në flagrancë shtetasit A. D., 22 vjeç dhe A. C., 28 vjeç, të dy banues në Kukës.
Ndaj të dyshuarve materialet iu referuan Prokurorisë Kukës për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.



