Përfshihet nga flakët kati i dytë i një banese në Elbasan, shpëtohen dy të moshuar

Përfshihet nga flakët kati i dytë i një banese në Elbasan, shpëtohen dy të moshuar

Dy të moshuar kanë shpëtuar pas ndërhyrjes së policisë teksa një banesë dy katëshe në Elbasan është përfshirë nga flakët.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:40, ku shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Elbasan, gjatë patrullimit në lagjen “Emin Matraxhiu”, kanë konstatuar zjarrin në katin e dytë të banesës.  

Punonjësit e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit, që dyshohet se është shkaktuar për shkak të rrjedhjes së gazit nga një bombol. 

Gjithashtu i kanë dhënë ndihmën e parë dy të moshuarve që ishin në banesë, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy