Kërcënoi gruan me automatik, arrestohet 46-vjeçari në Dibër

Kërcënoi gruan me automatik, arrestohet 46-vjeçari në Dibër

Policia e Dibrës ka arrestuar një 46-vjeçar, pasi kërcënonte bashkëshorten me armë. Fatmirësisht, njoftimi në kohë i Policisë parandaloi përshkallëzimin e situatës. Pas kontrolleve, 46-vjeçarit iu kap një automatik si edhe 18 fishekë, duke bërë që tashmë të akuzohet për dhunë në familje si edhe armëmbajtje pa leje.

“Sekuestrohet një armë zjarri automatik dhe 18 fishek, vihet në pranga 46-vjeçari. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër pas informacione të marra se një shtetas ushtronte dhunë në familje, kanë organizuar punën dhe falë ndërhyrjes së shpejtë e profesionale kanë bërë të mundur parandalimin dhe përshkallëzimin e mëtejshëm të dhunës. Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit E. P., u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri automatik dhe disa fishek, më të cilën kishte kanosur për vrasje bashkëshorten e tij. Në përfundim të veprimeve hetimore, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. P., 46 vjeç, banues në Dibër”, njoftoi Policia.

Materialet procedurale do ti referohen Prokurorisë Dibër për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Dhunë në familje”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy