Zbardhen shtatë vjedhje të kryera në Tiranë, në pranga tre të dyshuar

Zbardhen shtatë vjedhje të kryera në Tiranë, në pranga tre të dyshuar

Policia e Tiranës ka zbardhur me dokumentuar 7 vjedhje të ndodhura ditëve të fundit në Tiranë dhe për pasojë ka arrestuar tre të dyshuar për këto vepra penale.

Njëri nga ta dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në një biznes në sheshin "Karl Topia", ndërsa dy tjerë, kanë vjedhur shuma parash në 6 banesa, në kohë dhe vende të ndryshme.

Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Good start", nga Komisariati i Policisë Nr. 2, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, dhe për vënien përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve që i kryejnë ato.      

Zbardhen dhe dokumentohen 7 vjedhje të kryera ditët e fundit, në Tiranë, vihen në pranga 3 autorët e dyshuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për garantimin e sundimit të ligjit në territor, goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimeve të qytetarëve të ndryshëm, për disa raste të vjedhjes së banesave së tyre, dhe një rasti të vjedhjes së një biznesi, me mbështetjen e inteligjencës policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Good start”.    

Si rezultat u tij u vunë në pranga shtetasit A. N., 53 vjeç, banues në Fushë Krujë, E. A., 30 vjeç, dhe G. D., 40 vjeç, banues në Tiranë

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 3 shtetasit, ditët e fundit, kanë kryer vjedhje të ndryshme në zonën e Tiranës.

Shtetasi E. A., dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në një biznes në sheshin "Karl Topia", ndërsa dy shtetasit e tjerë, dyshohet se kanë vjedhur shuma parash në 6 banesa, në kohë dhe vende të ndryshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy