Një person ka mbetur i plagosur në Pikën Kufitare të Kapshticës, si pasojë e një konflikti të çastit.
Sot rreth orës 15:15, në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, gjatë një konflikti të çastit shtetasi Artur Arapaj, 51 vjeç, banues në Tiranë, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës thikë shtetasin Julian Todhe, 35 vjeç, banues në Tiranë, i cili u dërgua për mjekim në spitalin e Korçës.
Nga të dhënat paraprake, rezulton se shtetasit janë konfliktuar për radhën e procesit të skanimit, të mjeteve që drejtonin.
Pikërisht këtu ka filluar dhe debati mes dy drejtuesve të mjeteve të cilët e kanë patur të vështirë të zgjidhin radhën me fjalë dhe njeri tjetrin, duke bërë që konflikti të përfundojë në plagosje.
Autori i dyshuar i ngjarjes ndodhet i shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika e përdorur.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



