Zhdukja e mostrave në rastin Dehari/ Pezullohen nga puna katër zyrtarë të Institutit të Mjekësisë Ligjore

Zhdukja e mostrave në rastin Dehari/ Pezullohen nga puna katër zyrtarë të Institutit të Mjekësisë Ligjore

Janë pezulluar nga puna katër zyrtarë të Institutit të Mjekësisë Ligjore pas informacionit se janë zhdukur mostrat e Astrit Deharit, ka bërë të ditur të enjten Ministria e Drejtësisë,

Sipas njoftimit, pezullimi është bërë me vendim të Komisionit Disiplinor të Institutit për Mjekësi Ligjore.

Pas pranimit të informacionit të zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, Komisioni Disiplinor i Institutit për Mjekësi Ligjore/ Ministria e Drejtësisë, mori vendim për pezullim nga puna të zyrtarëve: Nardi Sheqergjiu, Toksikolog Mjekoligjor në Institutin për Mjekësi Ligjore Flutura Goga, Udhëheqëse e Laboratorit të Toksikologjisë në Institutin për Mjekësi Ligjore Anila Lakna, Teknike e Laboratorit të Toksikologjisë në Institutin për Mjekësi Ligjore Ilirjana Shala, Kimiste në Institutin për Mjekësi Ligjore. Vendimi ka hyrë në fuqi me 8.12.2022.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se të mërkurën në mbrëmje kanë kuptuar se janë zhdukur mostrat e Astrit Deharit nga Laboratori i Toksikologjisë.

Në një konferencë të jashtëzakonshme për media të mbajtur të enjten, ajo ka thënë se tre persona kanë pasur qasje në laborator. Nuk dihet saktë se kur mund të jenë marrë mbi 10 mostra nga laboratori.

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, u gjet i vdekur në qelinë e burgut në Prizren më 5 nëntor të vitit 2016, ku po mbahej i paraburgosur nën dyshimin se kishte kryer sulm ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, bashkë me disa aktivistë të tjerë.

Teksa Prokuroria atë kohë pati thënë se është vetëvrasje, familja në vazhdimësi ka insistuar se bëhet fjalë për vrasje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy