Dhuna ndaj punonjëses së OSHEE, arrestohet i dyshuari që ndihmoi autorin të largohet

Dhuna ndaj punonjëses së OSHEE, arrestohet i dyshuari që ndihmoi autorin të largohet

Policia e Tiranës thotë se ka vënë në pranga personin që ndihmoi autorin e ngjarjes së ndodhur ditën e sotme, të largohej nga vendi i ngjarjes, pas dhunës ndaj punonjëses së OSHEE.

Në vijim të veprimeve për ngjarjen e ndodhur ditën e sotme, në rrugën “Artan Lenja”, ku mbeti e dëmtuar me sende të forta shtetasja R. H., 37 vjeçe, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan në flagrancë shtetasin J. S., 30 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzim krimi”.

Drupal Ad

Nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas ka ndihmuar autorin e ngjarjes, shtetasin S. C., 38 vjeç, të largohej nga vendi i ngjarjes.

Vijon puna intensive për kapjen dhe ndalimin e 38-vjeçarit, i cili goditi me sende të forta për shkak të detyrës shtetasen R. H., 37 vjeçe punonjëse e OSHEE-s e cila kishte shkuar për të parë sahatin e dritave në lokalin e tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy