Turistet nga Tunizia humbin gjatë eksplorimit në Valbonë, i shpëton policia

Turistet nga Tunizia humbin gjatë eksplorimit në Valbonë, i shpëton policia

Dy turiste tuniziane kanë humbur pasditen e kësaj të premte në zonat e thella të Valbonës, teksa ishin duke eksploruar vendin. Policia e Tropojës njofton se turistet e moshave 46 dhe 41 vjeçe, duke u munduar për të dalë nga terreni i vështirë, kanë marrë dëmtime të lehta në këmbë dhe në krahë.

Rreth orës 16:50, ato kanë njoftuar Policinë, për të kërkuar ndihmë. Menjëherë kanë nisur kërkimet nga shërbimet e Postës së Policisë në Valbonë dhe pas 3 orë kërkimesh është bërë e mundur gjetja e dy turisteve, në vendin e quajtur “Qafa e Valbonës”.

Turistet janë transportuar me ambulancë në spitalin e Tropojës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Turistet kanë falënderuar punonjësit e Policisë që i erdhën në ndihmë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy