Sindikata e arsimit pas takimit me Kurtin: Kërkuam më shumë se 50 € por nuk pranuan, greva vazhdon

Sindikata e arsimit pas takimit me Kurtin: Kërkuam më shumë se 50 € por nuk pranuan, greva vazhdon

Rrahman Jasharaj, kryetar i Këshillit Grevist, ka folur për media pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, lidhur me grevën në arsim.  

Jasharaj tha se kanë kërkuar shumën mbi 50 €, porse nuk është pranuar nga qeveria.

Ai komunikoi faktin se takimi ishte përmbajtjesor, por palët nuk kanë lëvizur nga qëndrimet fillestare dhe se marrëveshje finale nuk ka.

Sapo dolëm nga një takim shumë kohë i pritur. Takimi ishte i gjatë, të dy palët i dhanë idetë e tyre. Ne ia rikujtuam kryeministrit Kurti kërkesat tona legjitime.

Ata na treguan prapë për angazhimet që i kanë bërë. Takimi ishte përmbajtjesor, por për momentin asgjë s’kemi ndryshime.

Temë e nxehtë ishte edhe pakoja e fundit e Qeverisë. Ne insistuam që shtesa prej 50 eurosh e cila nuk është pranuar nga asnjë grevist në Kosovë të lëvizë.

Ishim të gatshëm të bëjmë një kompromis të vogël, por Qeveria mbeti te ajo shuma e proklamuar me pakon.

Jasharaj tutje tha se shpreson që dialogu social mes grevistëve dhe Qeverisë të vazhdojë e kryeministri të mos ua mbyll dyert.

Lajm i mirë është që dialogu tashmë ka filluar. Por, situatën e kemi të njëjtë sepse 50 eurot e Qeverisë nuk janë pranuar nga grevistët.

Uroj që edhe nesër e për ditë të kemi takime, por të vijmë te një përfundim jo i njëanshëm, por një përfundim që e pranon anëtarësia.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy