
Ish-kryetari i Komunës Velipojë ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në spitalin e Shkodrës, pas atentatit që iu bë mbrëmjen e sotme në qendër të qytetit. Teksa i nënshtrohet ndërhyrjes në spital, familjarët kanë bërë kërkesë qytetarëve për të dhuruar gjak “A negativ”.
Pashko Ujka bie pre e një atentati të tretë, ndërsa autori dyshohet të ketë përdorur një armë me silenciator. Policia e Shkodrës ka ngritur postblloqe të shumta në zonë, për të bërë të mundur identifikimin e personave që morën pjesë në krim.



