Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në Shkodër.
Raportohet se një shtetas i huaj, maroken me pasaportë franceze, ka humbur jetën pasi është mbytur në lumin Buna, afër fshatit Darragjat në Dajç.
Policia dhe grupi hetimor janë nisur menjëherë për në vendngjarje, për të bërë të mundur zbardhjen e kësaj tragjedie.
Njoftimi i policisë
Me datë 29.05.2020, rreth orës 15.40 është marrë njoftim se në fshatin Darragjat, Shkodër, dyshohet se aksidentalisht është mbytur në Lumin Buna, shtetasi R. M. 35 vjeç, nga Maroku. Në vendngjarje janë shërbimet e Policisë të cilat po bëjnë kërkime sëbashku me banorët e zonës për gjetjen dhe nxjerrjen e trupit nga lumi Buna.



