Hetimet e Prokurorisë së Posaçme për çështjen e pronave dhe projektit turistik në zonën e Zvërnecit kanë nisur përpara protestës së parë më 31 maj kundër zhvillimit të këtij investimi.
Kjo provohet nga dosja hetimore e Prokurorisë së Posaçme duke provuar se projekti është autorizuar pavarësisht problemeve të provuara të pronësisë në zonë.
Në një intervistë gjatë edicionit informativ në MCN TV, gazetari Xhevahir Zhabina dha detaje mbi hetimet e SPAK për parregullsi të dyshuara në proceset e njohjes, regjistrimit dhe transferimit të pronave në këtë zonë, të cilat u evidentuan edhe gjatë takimit mes kryeministrit Edi Rama dhe një pjese të banorëve të Zvërnecit.



