
“Bastet” u kodua një operacion i policisë së Tiranës gjatë të cilit u vunë në pranga dy persona, të cilët u kapën në flagrancë në lokal, duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit.
Si rezultat i këtij operacioni në zonën e Vorës u arrestuan në flagrancë A.M, 32 vjeç, pronari i lokalit si dhe M.M, 32 vjeç, kushërinjtë me njëri-tjetrin.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin merreshin me veprimtarinë e kundraligjshme të ushtrimit të aktivitetit në fushën e lojërave të fatit, me ane të aplikacioneve në aparatet celulare të tyre.
Lidhur me këtë rast materialet iu referuan Prokurorisë Tiranë, për veprime të mëtejshme.



