Nga Berati drejt Durrësit për të vjedhur, arrestohet 21-vjeçari

Nga Berati drejt Durrësit për të vjedhur, arrestohet 21-vjeçari

Zbardhen 4 vjedhje të kryera gjatë muajve të fundit në Durrës, ndërsa është vënë në pranga autori.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, bazuar në inteligjencë informative se një shtetas vidhte, në mënyrë të përsëritur, motomjete të shtetasve të ndryshëm, kanë zbardhur 4 raste të këtyre vjedhjeve, si dhe kanë identifikuar, lokalizuar e vënë në pranga autorin e tyre, shtetasin:

F. P., 21 vjeç, banues Berat, për veprën penale “Vjedhja”, kryer më shumë se një herë, pasi u kap në flagrancë duke vjedhur motoçikletën e një shtetasi.

Gjithashtu, u bë dokumentimi i 3 vjedhjeve të tjera, autori i të cilave dyshohet të jetë shtetasi F. P., konkretisht:

•Më datë 06.10.2022, dyshohet se ka vjedhur motomjetin e një shtetasi, në fshatin Rrashbull;

•Më datë 21.10.2022, dyshohet se ka vjedhur motomjetin e një shtetasi, në lagjen nr.15, Durrës;

•Më datë 11.09.2022, dyshohet se ka vjedhur një televizor dhe një motomjet, në banesën e një shtetasi, në Katund të Ri.

Vijon puna, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për zbardhjen dhe dokumentimin e rasteve të tjera të vjedhjeve që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy