Një grua ka dëmtuar pesë makina duke i qëlluar me gurë. Gruaja që u identifikua si D.N., 47 vjeçe, nisi të qëllonte me gurë në radhë makinat e parkuara në rrugën “Nikolla Jorga”.
Ngjarja ndodhi ditën e djeshme ku në ngarkim të D.N., 47 vjeçe materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës për ndjekje të mëtejshme.
47- vjeçarja dyshohet se, në rrugën “Nikolla Jorga”, afër një hoteli, ka dëmtuar duke i goditur me gurë mjetet e parkuara tip “BMV”, “Benz”, “Smart”, “Ford” dhe “Benz”, në pronësi të shtetasve A.A., 27 vjeç, I.P., 41 vjeç, A.Xh., L.O., dhe E.M., 20 vjeç, banues në Tiranë.
Pas denoncimit të bërë lidhur me këto ngjarje, e dyshuara u dërgua në Spitalin Psikiatrik pasi rezulton se vuante nga probleme mendore.



