Shkodër / Pastrimi i kolektorëve shpëton rrugët nga përmbytja

Shkodër / Pastrimi i kolektorëve shpëton rrugët nga përmbytja

Stuhia që përfshiu vendin në mesditë ka kaluar pa probleme në qytetin e Shkodrës. Pavarësisht erës së fortë dhe reshjeve të shumta të shiut, rrugët mbetën të lira nga uji. 

 

Pamjet nga rrugët kryesore tregojnë një situatë ndryshe nga vetëm një vit më parë, kur çdo shi sillte përmbytje për shkak të mosfunksionimit të kolektorëve.

 

Falë ndërhyrjeve të kryera nga Bashkia Shkodër dhe ndërmarrja “Ujësjellës-Kanalizime”, rrjeti i kanalizimeve është përmirësuar ndjeshëm, duke shmangur përmbytjet dhe duke lehtësuar qarkullimin normal në qytet.

 

Gjatë ditës së sotme, punonjësit e Ujësjellësit kanë qenë në gatishmëri së bashku me strukturat e Bashkisë Shkodër, për të monitoruar situatën dhe për të ndërhyrë në kohë në rast nevoje.

 

Bashkia Shkodër falënderon punonjësit e Ndërmarrjes së Shërbimeve dhe të “Ujësjellës-Kanalizime” për angazhimin e tyre, si edhe banorët për mirëkuptimin gjatë punimeve për kolektorët, një proces që vazhdon ende për të garantuar një qytet më të sigurt dhe pa probleme nga përmbytjet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy