Kanosi të bijën me thikë/ Arrestohet në flagrancë babai në Lushnjë

Kanosi të bijën me thikë/ Arrestohet në flagrancë babai në Lushnjë

Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë në Lushnjë, parandaloi një ngjarje të mundshme kriminale në familje.

Pas njoftimit se një shtetase 19 vjeçe ishte dhunuar fizikisht dhe ishte kanosur për jetën, nga babai i saj, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë ndërhyrë menjëherë për kapjen e këtij shtetasi dhe parandalimin e përshkallëzimit të dhunës.

Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Policisë është arrestuar në flagrancë shtetasi V. C., 58 vjeç, banues në Lushnjë.

 Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin prerës (thikë) me të cilin dyshohet se ky shtetas ka kanosur vajzën e tij. 

Gjithashtu në një rast tjetër, si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme në terren, në zbatim të masave të planit operacional “Sundimi i ligjit”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë kapur dhe vënë në pranga shtetasin në kërkim Agron Musta, banues në Lushnjë, të cilin Gjykata e ka dënuar me 1 vit burgim, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy