Policia bllokon tre mjete lundruese në Vlorë, ndëshkon me gjobë pronarin e gomones

Policia bllokon tre mjete lundruese në Vlorë, ndëshkon me gjobë pronarin e gomones

Policia Kufitare e Vlorës ka vijuar kontrollin përgjatë gjithë bregdetit me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në plazhe.

 Përmes një njoftimi, bëhet me dije se policia ka bllokuar 3 mjete lundruese, 1 gomone dhe 2 jet ski.

 Po ashtu, administratori i një prej mjeteve lundruese është gjobitur me 100.000 lekë të reja.

 Njoftimi i plotë:  

 DVKM Vlorë/ Vijojnë kontrollet me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në plazhe.

 Ditën e djeshme, janë bllokuar nga Policia Kufitare edhe 3 mjete të tjera lundruese, 1 gomone dhe 2 “Jet ski”.

 Ndëshkohet me masë administrative 100.000 lekë të rinj, pronari i njërit prej mjeteve lundruese, pasi nuk respektoi zonën e kufizuar për mjetet lundruese, në plazhin e Potamit, Himarë.

 Shërbimet e DVKM Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Vlorë, në vijim të kontrolleve të mjeteve lundruese, duke marrë shkas dhe nga pamjet filmike të publikuara ditën e djeshme, në rrjetet sociale, në të cilat shfaqej një mjet lundrues tip gomone, me të cilin po transportoheshin pasagjerë, në një zonë të kufizuar për mjetet lundruese, në plazhin e Potamit, Himarë, kanë bërë të mundur lokalizimin e tij.

 Pas lokalizimit të mjetit lundrues tip gomone, në bazë të ligjit nr.43/2020 datë 23.04.2020, neni 6, u ndëshkua me masë administrative 100.000 lekë të rinj, pronari i mjetit lundrues, shtetasi V. P., 50 vjeç dhe u bë bllokimi i këtij mjeti, në portin e Himarës.

 Gjithashtu, në vijim të kontrollove, në Himarë, u bë bllokimi dhe i 2 mjeteve të tjera lundruese “Jet ski”, në pronësi të shtetasit F. B., me qëllim kontrollin për dokumentacion, si dhe për verifikim nga Seksioni i Trafiqeve në DVP Vlorë.

 Policia Kufitare, në bashkëpunim me strukturat e DVP Vlorë, do të vijojë kontrollet dhe fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, në aplikacionin Komisariati Dixhital ose të telefonojnë në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar anonimatin, reagim të shpejtë dhe profesional.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy