Dy javë më parë i bënë atentat në derë të shtëpisë, RENEA arreston Edison Begajn

Dy javë më parë i bënë atentat në derë të shtëpisë, RENEA arreston Edison Begajn

Edison Begaj është një nga personat e arrestuar në aksionin e zhvilluar mbrëmjen e sotme në Vlorë, ndërsa pak ditë më parë i shpëtoi një atentati në derë të shtëpisë.

Ai u arrestua mbrëmjen e sotme nga Policia, pasi sipas burimeve nga policia, u kap me armë pa leje në brez. Begaj u arrestua pas një operacioni blic të Forcave RENEA në Lungomare të Vlorës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe të atyre që mbajnë “armë pa leje”.

Mësohet deri më tani janë shoqëruar 10 persona. Kujtojmë që 38-vjeçari Edison Begaj u plagos me katër plumba në hyrje të banesës së tij, në fshatin Kaninë. Autori, ende i paidentifikuar e ka pritur atë në këmbë afër banesës dhe më pas e qëlloi. Plumbat e kapën Begajn në pjesën e poshtme të trupit, ndërsa për ngjarjen pistat e hetimit janë ajo e prishjes së pazareve të drogës ose një konflikt i kohëve të fundit që mund të ketë pasur 38-vjeçari.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy