
Dyshohet se abuzoi seksualisht prej kohësh me një 16-vjeçare, arrestohet 53-vjeçari në Gjirokastër
Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Gjirokastrës, ku një minorene është abuzuar seksualisht në mënyrë të vazhdueshme.
Specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër ndaluan shtetasin K. H., 53 vjeç, banues në Libohovë, pasi dyshohet se në periudha të ndryshme kohore ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase të mitur, 16 vjeçe.
Mësohet se aktualisht vajza ndodhet në spital, për të marrë ndihmën mjekësore dhe për ekzaminimet e mëtejshme.
Materialet në ngarkim të shtetasit të mësipërm u referuan në Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale më dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”.



