Një e moshuar është hedhur nga ballkoni i banesës ku jetonte.
Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme rreth orës 10:00, në fshatin Kaninë, ku dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike është vetëhedhur nga lartësia e katit të 2-të të ndërtesës ku banonte shtetasja Salie Zeka, rreth 80 vjeçe.
Menjëherë pas aksidentit e moshuara është dërguar me urgjencë në spital për ndihmë mjekësorë ndërsa raportohet se ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.



