Një grua është gjetur e vdekur gjatë ditës së sotme në rrugë në Durrës.
Rreth orës 10:15, në lagjen nr. 7 Durrës, është gjetur në rrugë, pa shenja jete, shtetasja T. L., 69 vjeçe.
Paraprakisht dyshohet se kjo shtetase e ka humbur jetën pasi ka pësuar infarkt.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.



