Thyen masën e arrestit dhe del xhiro nëpër Tiranë, arrestohet 41-vjeçari

Thyen masën e arrestit dhe del xhiro nëpër Tiranë, arrestohet 41-vjeçari

Një person është arrestuar pasi ka thyer masën e arrestit si dhe qarkullonte me armë zjarri nëpër Tiranë, ndërsa tre të tjerë janë proceduar penalisht nën akuzën e moskallëzimit të krimit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se në rrugën "Jordan Misja", qarkullonte një shtetas i armatosur, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Escaper”. 

Si rezultat i këtij operacioni, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit P. S., 41 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".

Gjithashtu, nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit B. D., 33 vjeç, B. H., 51 vjeç dhe L. M., 26 vjeç, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit".

Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit P. S., shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 i gjetën dhe i sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, një krehër dhe municion luftarak.

Nga verifikimet ka rezultuar se shtetasi P. S. kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.

Shtetasit B. D., B. H. dhe L. M. kanë patur dijeni për krimin, por nuk kanë kallëzuar në Polici. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy