
Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë 20-vjeçari Kristjan Kola, i cili u aksidentua më 6 mars në aksin rrugor Rrile–Shënkoll.
I riu, banues në fshatin Tale, nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të rënda që mori si pasojë e aksidentit.
Sipas informacioneve, automjeti me të cilin ai po udhëtonte u përplas fillimisht me një makinë tjetër dhe më pas doli nga rruga, duke u përplasur me një shtyllë ndriçimi.
Si pasojë e plagëve të rënda, 20-vjeçari u transportua për mjekim në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku qëndroi disa ditë nën kujdesin e mjekëve, por fatkeqësisht nuk arriti të mbijetojë.



