Aksident në aksin Rrëshen-Reps/ Humb jetën shtetasja nga Kosova teksa tentonte të kalonte autostradën

Aksident në aksin Rrëshen-Reps/ Humb jetën shtetasja nga Kosova teksa tentonte të kalonte autostradën

 

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në aksin rrugor Rrëshen-Reps, në Rrugën e Kombit.

 

Sipas informacioneve paraprake, një shtetase nga Kosova, pasi kishte zbritur nga një autobus, ka tentuar të kalojë në anën tjetër të autostradës.

 

Në ato momente ajo është përplasur nga një automjet që po qarkullonte në këtë segment rrugor, duke humbur jetën në vendngjarje.

 

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy