
Një zjarr i rënë gjatë ditës së sotme në një garazh makinash në një pallat në Tiranë, ka përfunduar me një të asfiksuar.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ndre Mjeda”, në një garazh, ku ka rënë zjarr në automjetin e parkuar të shtetases A. B.
Si pasojë është asfiksuar nga tymi shtetasja H. Gj., 73 vjeçe, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



