Kryeprokurori Çela marrëveshje me EPPO për çështjet penale dhe shkëmbimin e informacionit

Kryeprokurori Çela marrëveshje me EPPO për çështjet penale dhe shkëmbimin e informacionit

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Zyrën e Prokurorit Publik Evropian gjatë vizitës së tij zyrtare në Luksemburg.

Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është të lehtësohet bashkëpunimi në çështjet penale dhe shkëmbimin e informacionit.

Palët ranë dakord gjithashtu të bashkëpunojnë në ngrirjen e aseteve si dhe të parashikojnë ngritjen e grupeve të përbashkëta hetimore.

Në bazë të kësaj marrëveshjeje, parashikohet mundësia e komandimit të një oficeri ndërlidhës nga Prokuroria e Përgjithshme në selinë e Zyrës së Prokurorit Publik Evropian në Luksemburg.

Zyra e Prokurorit Publik Evropian (EPPO) është prokuroria e re e pavarur publike e Bashkimit Evropian. Kjo zyrë është përgjegjëse për hetimin, ndjekjen penale dhe sjelljen para gjykimit të krimeve kundër interesave financiare të BE-së.

Këtu përfshihen disa lloje mashtrimesh, mashtrimi me TVSH-në me dëme mbi 10 milionë euro, pastrim parash, korrupsion etj.

EPPO filloi funksionimin më 1 qershor 2021, pasi Komisioni Evropian konfirmoi zyrtarisht datën e fillimit më 26 maj 2021.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy