I dogjën makinën efektivit të policisë në Lezhë, lihen në burg dy të dyshuarit

I dogjën makinën efektivit të policisë në Lezhë, lihen në burg dy të dyshuarit

Dy të rinjtë e arrestuar për djegien e automjetit të oficeri të policisë do të qëndrojnë në burg pa afat.

Klaudio Gjokhilaj 24-vjeç dhe Klaudio Kovaçi 22-vjeç të dy banues në Lezhë u njohën me masën e sigurisë në gjykatën e Lezhës ditën e sotme, ku pasi dëgjoi palët gjyqtarja Eglantina Biba, e cilësoi të ligjshëm arrestimin e tyre dhe vendosi masat e sigurisë arrest në burg për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës e kryer në bashkëpunim” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Drupal Ad

Dy të rinjtë akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, mëngjesin e ditës së hënë, dyshohet se për shkak të detyrës, i kanë djegur automjetin shtetasit  R. Z., me detyrë oficer i Patrullës së Përgjithshme, trup shërbimi në Komisariatin e Policisë Lezhë.

Nga veprimet e policisë rezulton se oficeri ishte konfliktuar me dy të rinjtë duke i shoqëruar në komisariat një ditë para ngjarjes.

Në shenjë hakmarrje ata dyshohet t’i kenë djegur automjetin tip “Opel” i cili ishte i parkuar në afërsi të Drejtorisë së Policisë Lezhë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy