Një makinë ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në Kamzës, dyshohet si pasojë e lëndës plasëse tritol. Sipas policisë, nga kjo ngjarje ka mbetur i plagosur pronari i makinës, shtetasi me inicialet Gj. M., i cili ka tentuar ta hapë atë. Momentin kur ka shtypur pultin, makina ka shpërthyer.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë forcat e policisë, ndërsa i plagosuri është transportuar për në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë
Më datë 09.02.2021, rreth orës 10:00, në Kamzë, në rrethana ende të paqarta, në momentin që drejtuesi i automjetit është afruar dhe ka shkelur pultin ka shpërthyer, dyshohet si pasojë e lëndës plasëse mjeti i parkuar me drejtues shtetasin Gj. M., i cili është lënduar lehtë në këmbë pa problem për jetën.
Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ku vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



