1.7 kg lëndë narkotike kanabis/ Arrestohet 41-vjeçari në Fier

1.7 kg lëndë narkotike kanabis/ Arrestohet 41-vjeçari në Fier

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, të mbështetura në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, se një shtetas merrej njëkohësisht me disa veprimtari kriminale, në fushën e narkotikëve, kanë finalizuar operacionin policor të koduar "Paralel", në kuadër të të cilit u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi K. Y., 41 vjeç, banues në fshatin Varibob.

Si rezultat i kontrolleve të imtësishme, Policia gjeti në banesën e këtij shtetasi, 1.7 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, si dhe në afërsi të kësaj banese, 17 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u sekuestrua lënda narkotike dhe u asgjësuan nëpërmjet djegies, bimët narkotike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy