Aksidenti që i mori jetën bariut 60-vjeçar, arrestohet shqiptari dhe polaku

Aksidenti që i mori jetën bariut 60-vjeçar, arrestohet shqiptari dhe polaku

Një 47-vjeçar nga Polonia me inicialet D.S., dhe një shqiptar 39-vjeçar me inicialet T.G., përfunduan në prangat e policisë. 

Si pasojë e përplasjes së makinave që drejtonin shtetasit pasditen e sotme humbi jetën një bari 60-vjeçar që ishte me bagëti anës rrugës. 

Në njoftim thuhet: 

“Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasit D. S., 47 vjeç, banues në Poloni dhe T. G., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi nga përplasja e automjeteve që drejtonin këta shtetas, pasditen e djeshme, në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavije”, ka humbur jetën shtetasi V. G., 60 vjeç, i cili ishte me bagëti, anash rrugës ku ndodhi përplasja. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy