
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Shkodrës, ku një 30-vjeçar është paraqitur në Spitalin Rajonal me plagë të shkaktuara nga armë zjarri.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, shtetasi A. L., 30 vjeç, dyshohet se është vetëplagosur rreth orës 07:30. Menjëherë pas marrjes së informacionit, forcat e rendit dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje, ku kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri tip automatik, e cila dyshohet se është përdorur në këtë incident.
I plagosuri ndodhet aktualisht nën kujdesin e mjekëve, ndërsa hetuesit po vijojnë punën për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivet e ngjarjes.



