Plagosi me thikë vëllain, arrestohet 32-vjeçari në Tiranë

Plagosi me thikë vëllain, arrestohet 32-vjeçari në Tiranë

Katër persona të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale janë arrestuar në 24 orët e fundit në Tiranë.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se në pranga ka rënë një 32-vjeçar i identifikuar me inicialet V. I me akuzën se ka goditur të vëllain me mjet prerës pas një konflikti për pronën.

Ndërkohë një 31-vjeçare e identifikuar si Ina Sulejmani është ndaluar pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 3 vite e 4 muaj burg për veprën penale “Vjedhje me dhunë” e kryer në bashkëpunim.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetases Ina Sulejmani., 31 vjeç, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar me 3 vite e 4 muaj burg, ku ka për të vuajtur edhe 3 vite e 27 ditë burg, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, e kryer në bashkëpunim.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. T., 20 vjeç, pasi gjatë kontrollit të mjetit me të cilin ky shtetas qarkullonte iu gjet dhe iu sekestrua një dorezë metalike.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit V. I., 32 vjeç, pasi për motive pronësie ka goditur me një mjet prerës vëllain e tij shtetasin D. I., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. M., 34 vjeç, pasi mbrëmjen e djeshme duke drejtuar mjetin tip “Renault” është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin P. Zh dhe pasagjere shtetasen V. Zh. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasit P. Zh dhe V. Zh., të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy