Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga një 50-vjeçar me iniciale B.R., pasi në afërsi të vendit të quajtur "Virua", duke drejtuar automjetin tip "Opel", në gjendje të dehur, është përplasur me motomjetin me drejtues A. L., 32 vjeç, banues në Tiranë.
Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, i cili po merr mjekim në spital.
Mbi 50-vjeçarin rëndojnë akuzat "Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt" dhe "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor".
Njoftimi i policisë: DVP Gjirokastër
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin B. R., 50 vjeç, banues në fshatin Picar, Gjirokastër, për veprat penale "Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt" dhe "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor", pasi në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë, në afërsi të vendit të quajtur "Virua", duke drejtuar automjetin tip "Opel", në gjendje të dehur, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin A. L., 32 vjeç, banues në Tiranë. Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, i cili po merr mjekim në spital.



