Policia në Korçë, ka ndaluar një 24 vjeçar pasi është kapur duke transportuar me mjetin tip "Renault" dy emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.
Ndalimi i 24 vjeçarit është bërë në kuadër të operacionit policor “Perimetri”.
I riu i kishte futur dy emigrantët në portobagazh për ti shpëtuar kontrolleve të policisë.
Materialet në ngarkim të I.D banues në Korçë i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve" kryer në bashkëpunim.



