Kultivonte kanabis në tokën e tij, prangoset 55-vjeçari në Lezhë

Kultivonte kanabis në tokën e tij, prangoset 55-vjeçari në Lezhë

Policia e Lezhës ka njoftuar se ka goditur një rast të kultivimit të bimëve narkotike në Lezhë, ndërsa është arrestuar në flagrancë autori i dyshuar për këtë krim.

Ndërkohë janë asgjësuar edhe bimët e dyshuara narkotike dhe sekuestruar një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sattiva. 

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet policore të Komisariatit të Policisë Lezhë, kanë vijuar kontrollet e territorit.

Si rezultat i kontrolleve është evidentuar dhe goditur një rast i kultivimit të bimëve narkotike, në Balldre. Për këtë rast është arrestuar në flagrancë shtetasi P. Z., 55 vjeç, banues në Balldre, pasi dyshohet se ka kultivuar në sipërfaqen e tokës në pronësi të tij, bimë të dyshuara narkotike, të cilat janë asgjësuar me anë të djegies.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy