Kërcënoi se do vriste policët me granatë, arrestohet i dënuari për vrasje në Gjirokastër

Kërcënoi se do vriste policët me granatë, arrestohet i dënuari për vrasje në Gjirokastër

Një 51-vjeçar është arrestuar nga Policia e Gjirokastrës, pasi ka kërcënuar me granatë efektivët të cilët do të kryenin një kontroll në shtëpinë e tij. Sipas informacioneve të policisë, shtetasi A. I., ka tentuar t’i largohej më pas policisë, por është arritur neutralizimi i tij.

51-vjeçari rezulton i dënuar më parë për “vrasje” dhe “kontrabandë”. Gjatë kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë i kanë gjetur dhe një armë zjarri kallashnikov me një krehër me fishekë luftarakë.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, specialistët e krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me Forcat ‘Shqiponja’, në bazë të informacioneve të marra në rrugë policore se një shtetas, në lagjen ‘11 Janari’, Gjirokastër, dispononte armë zjarri në banesë, kanë organizuar punën për të ushtruar kontroll në banesën e shtetasit të dyshuar”, njoftoi policia.

Në momentin që shërbimet e Policisë janë afruar pranë banesës së tij, shtetasi A. I., ka marrë një granatë difensive me vete dhe ka tentuar të largohet duke kërcënuar punonjësit e Policisë që të mos e ndiqnin, pasi do t’i qëllonte.

Shërbimet e Policisë, nisur nga rrezikshmëria që paraqiste ky person, kanë rrethuar zonën në një perimetër të gjerë dhe falë veprimeve dhe ndërhyrjes profesionale kanë bërë të mundur neutralizimin dhe prangosjen e këtij shtetasi, i cili mbante me vete një granatë difensive të montuar me ndezës universal. Gjithashtu, si rezultat i kontrollit të banesës, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatik, një krehër dhe 19 fishekë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy