
Një person është arrestuar nga policia e Tiranës për shkak se akuzohet për mashtrim.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë u ndalua 27-vjeçari A. H.
Arrestimi i tij u bë pasi me anë të mashtrimit, ai iu merrte shuma parash personave të ndryshëm, me qëllim që ti punësonte në sektorin privat dhe publik.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme



