Rama: Hiqet detyrimi i kontrollit fizik të automjetit kur ndërron pronësia

Rama: Hiqet detyrimi i kontrollit fizik të automjetit kur ndërron pronësia

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot se certifikata e Kontrollit Teknik të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor ka hequr detyrimin e kontrollit fizik të automjetit kur ndërron pronësia.

 Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shkruan se në këtë mënyrë, eliminohen 60 mijë kontrolle fizike të automjeteve në vit dhe u kursehen qytetarëve 90,000,000 lekë e 30,000 orë pritje në vit.

 “Me këtë lajm të mirë e të shumëpritur për Drejtuesit e Automjeteve, puna vazhdon flet vetë ndërsa llafet e gojëve të shthurura dhe baltën e mendjeve të mbrapshta vijnë e ikin me erën. Falë rimarrjes në administrim shtetëror këtë vit të Kontrollit Teknik dhe ndërveprimit të sistemeve informatike, të cilat me vite ishin dhënë me një koncesion alla nongrata, certifikata e Kontrollit Teknik të DPSHTRR heq përfundimisht detyrimin e kontrollit fizik të automjetit kur ndërron pronësia. Eliminohen 60 mijë kontrolle fizike të automjeteve në vit.  U kursehen qytetarëve. 90,000,000 lekë dhe 30,000 orë pritje në vit”, shkruan Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy