Në kërkim ndërkombëtar për operacionin ‘Metamorfoza’/ Arrestohet në Dubai, Denis Bajri Brajoviç

Në kërkim ndërkombëtar për operacionin ‘Metamorfoza’/ Arrestohet në Dubai, Denis Bajri Brajoviç

Policia e Shtetit ka dhënë detaje në lidhje me arrestimin në Dubai të Denis Bajri Brajoviç, i akuzuar nga SPAK për vrasje.

Në një njoftim zyrtar thuhet se Bajri u arrestua në kuadër të operacionit të koduar “Ristas”, ndërsa pritet që ai të ekstradohet në Shqipëri.

Informacioni i siguruar nga strukturat e Policisë së Shtetit dhe i shkëmbyer në kohë reale me partnerët në Emiratet e Bashkuara, mundësoi lokalizimin dhe kapjen e një shtetasi të kërkuar ndërkombëtarisht, në kuadër megaoperacionit “Metamorfoza”.

Finalizohet nga Policia në Emiratet e Bashkuara, operacioni policor i koduar “Rishtas”.

36-vjeçari i ndaluar, i akuzuar nga SPAK, për vrasje.

Në vijim të punës së pandërprerë, me objektiv lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Policisë së Shtetit kanë siguruar informacion se një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, për vrasje, fshihej në Emiratet e Bashkuara.

Ky informacion i shkëmbyer menjëherë me partnerët, nëpërmjet koordinimit të zyrave të Interpolit, ka mundësuar finalizimin në Emiratet e Bashkuara, të operacionit policor të koduar “Rishtas”, gjatë të cilit u bënë të mundur lokalizimi, kapja dhe vënia në pranga, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, e shtetasit D. B., 36 vjeç, lindur në Shkodër.

Ky shtetas është i akuzuar nga SPAK, në kuadër të operacionit policor të koduar “Metamorfoza”, pasi dyshohet si autor i vrasjes së shtetasit Gj. B. (N.), kryer më datë 09.08.2020, në Shkodër.

Vijon bashkëpunimi për të kryer ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy