
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në rrugën “La Spezia” në Itali, ku një shtetas shqiptar ka masakruar me thikë ish-partneren e tij. Sipas mediave vendase, gruaja ka marrë plagë të rënda në gjoks dhe kokë, ndërsa ndodhet në spital ku po merr edhe trajtimet e duhura mjekësore.
Fillimisht, shqiptari e ka kërcënuar ish-partneren me thikë dhe ajo për të shpëtuar është futur në autobus që ndaloi pranë tyre pasi aty ishte stacioni. Sipas raportimeve, ai e ka goditur dhe e ka tërhequr zvarrë në rrugë, ndërsa kalimtarët janë tmerruar.
Shtetasi shqiptar, emri i të cilit nuk dihet ende është arrestuar menjëherë nga policia italiane, ndërsa e plagpsura ndodhet jashtë rrezikut për jetën.



